Showbiz

Olta dhe Kiara “kokë më kokë” në televotim, kush lë shtëpinë të shtunën?

Mbrëmjen e djeshme publiku vendosi që Olta dhe Kiara të shkojnë “kokë më kokë” në nominim. Për të qenë transparent me të dyja çiftet, Vëllai i Madh vendosi që grafiku i votimeve të shfaqej në ekran, në dhomën e ndenjes.

86 përqind e publikut votuan për Oltën dhe Kiarën, ndërsa 14 përqind për Kristin dhe Qetsorin. Dy çiftet u vunë në televotim nga Nita, e cila kishte mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”, që siç dihet në të ka dy zafe, një të bardh dhe një të zi.

Zarfi i zi i jepte mundësinë Nitës të dërgonte në televotim dy çifte, duke qenë se banorët ishin ndarë dyshe-dyshe nga Keisi që ishte lidere e javës së kaluar, për të kryer një sfidë.

Nita zgjodhi çiftin Kristi-Qetsor dhe Kiara-Olta, ku publiku zgjodhi të çonte çiftin e fundit në përballje të shtunën.

Kush mendoni se do të lërë shtëpinë mes Kiarës dhe Oltës?

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close