Categories Showbiz

A do jesh nuse e devotshme? Si përgjigjet Vivien

Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të shumta teksa dy konkurrente, Klea dhe Juli nuk morën trëndafil nga Saimiri.

Ndërkohë, në programin e përditshëm “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, vajzat janë pyetur para se të ngjiteshin në skenën e këtij ‘reality dating show’, se cilat kanë qenë emocionet e përjetuara gjatë javës, si dhe për komentet e opinionet që kanë marrë nga të afërmit apo ndjekësit në rrjete sociale.

Gazetarja Xhesi Muçaj i ka pyetur gjithashtu edhe për mendimin e tyre, lidhur me vajzat që kishin gjasë të eleminoheshin, ku kanë përmendur disa emra. Vivien, vajza e shumëpërfolur për puthjen e saj në natën e parë, është pyetur nëse Saimiri mund të jetë ndikuar nga publiku që e zgjodhi për takim.

Ajo ka thënë që edhe mund të jetë ndikuar por që do të dëshironte që takimi me të, të kishte qenë zgjedhje e tij. “Nuk e di, duhet ta dijë Saimiri më mirë. Unë kam qejf të mendoj që ka dashur Saimiri të më zgjedhi, po edhe publiku ka shumë rëndësi sigurisht. Mendoj se kam dhënë dhe do vazhdoj të jap shumë nga vetja ime”, është shprehur Vivien.

Ndërkohë, pyetjes nëse ajo do të ishte një nuse e dovotshme, Vivien i është përgjigjur duke thënë se nuk e ka provuar ndonjëherë këtë ndjesi. “Nuk e di, nuk kam qenë ndonjëherë nuse më përpara. Nuk e di, do ta marrim vesh”, ka thënë Vivien mes të qeshurash. Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME