Showbiz

“A do më mësosh një orë në ditë”, Valoni nis flirtimet e para me Beniadën

Valdon Shehu është banori më i ri që iu bashkua shtëpisë së Big Brother Vip gjatë mbrëmjes së djeshme. Para se të hynte ai deklaroi se në shtëpi mungon vendosmëria dhe burrëria dhe shprehu hapur pëlqimin për Beniadën. Valoni nuk ka humbur aspak kohë dhe menjëherë ka nisur flirtimet e para me modelen, teksa banorët ishin mbledhur të gjithë bashkë. Ndërkohë që Beniada i ka folur italisht, Valoni ka thënë se nuk e flet atë gjuhë dhe do të kishte dëshirë që ajo ta mësonte. Valoni: Duhet me mësuar italisht, a do më mësosh, 1 orë në ditë italisht

Semi: Valon këndoje një këngë se nuk të ka dëgjuar Beniada. Kujtojmë që Beniada ka qenë mjaft e afërt me Arditin, para se ai të linte shtëpinë. Arditi e kishte shprehu simpatinë e tij për modelen herë pas here, por Beniada ka qenë më e rezervuar. Por kur Arditi u largua nga shtëpia Beniada u ndje keq dhe i ra të fikët. Madje Arditi deklaroi se ai dhe Beniada kishin vendosur që të njihen më tepër kur ajo të dalë nga shtëpia. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Beniada do të afrohet më shumë me Valonin, apo do të presë të njohë Arditin jashtë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: