Showbiz

“A je në metro ti o k***”, U bë surrati jot! plas sherri mes Arjonit dhe Serenës në emision, po më pas cifti martohet (Video)

Arjoni: Unë nuk po mundëm më. Kemi 2 javë krizë, debatojmë, diskutojmë…

Serena: Ça krize m? Nuk kemi ardhur të flasim për kriza

Arjoni: Më lër mua të flas, unë dua të flas çfarë të dua, ti çfarë të duash.

Serena: Si?

Arjoni: Ti e di si janë gjërat mes nesh

Serena: Seriozisht e ke ti?

Moderatori: Ça problemi keni ju?

Arjoni: Nëse i shpjegoj krejt problemet do na duhet një jetë këtu

Serena: Boll se nuk ke ardhur këtu të flasësh ça të duash, për ashtu kishe ardhur i vetëm djalë i dashur

Arjoni: I kam thënë Shpëtimit (moderatorit)

Serena: Je me Serena Sulën këtu, je mësuar ti me ato arixheshkat e Përputhen, kujto se je këtu me ato

Moderatori: Ka dashur të vijë vetëm, por unë kam insistuar të vini bashkë

Serena: Si? Unë kam emër, e kam një reputacion më fal, jam modele e famshme në Shqipëri. Si vjen ky më thotë fol ça të duash? Po jo mor zotëri jo, avash pak! Hej Zot na ruaj! Nuk ka shans mor

Arjoni: Këto çështje janë diskutuar por kjo nuk do t’i pranojë.

Serena: Ore mbylle, u bë fytyra jote, nuk është bërë fytyra jote të më thuash ti mua…! Po ik o se nuk është bërë fytyra jote të më thuash mua ashtu! A seriozisht e ke? Po ik more

Moderatori: Pse po e bëni këtë debat?

Serena: Unë do çohem ë

Arjoni: Kemi folur shumë, fejesa e çdo gjë që kemi pasur me këtë intervistë ka nisur e me këtë mbaron

Serena: Ti të kesh nderin

Arjoni: S’ka rëndësi i pëlqen apo jo

Serena: Ore ti të kesh nderin se ke një super femër në krah! Është duke më lutur gjithë Shqipëria oj zemër, mos e vrit mendjen se nuk ma ha fare

Arjoni: Unë dhe kjo vajza nuk jemi më

Serena: Kjo vajza ka emër, Serena Sula. Jam Serena unë, u bëre ti! Ti nuk ke shanse iher, në emision jo iher…

Arjoni: Dalin gjërat o Serenë, mos kujto se priten

Serena: Boll ë! Mos më bëj të dal nga vetja në publik!

Arjoni: Unë kam ardhur sot vetëm për publikun

Serena: Këto nuk janë muhabete të thuhen këtu. U bë surrati jot! Shpëtim a ka mundësi ta mbyllim këtu se nuk u bë ky të më ulë mua, se nuk më ul jo ky po asnjë!

Arjoni: Nuk dua të të ul, unë po them të vërtetën

Serena: Ke ndenjur një vit me mua, kemi ndarë çdo gjë bashkë

Arjoni: Unë nuk mundem t’i them atij perfekt kur nuk është kështu

Serena: Ore ti qenke i pafytyrë me vërtetë! Ti qenke i pafytyrë! Ti qenke maskara, legen. Po ta them publikisht ta marrin vesh të gjithë!

Moderatori: Unë dua ta ndërpres këtë emision

Serena: Ky të ketë nderin që po vjen këtu me mua. Është mësuar ky me ato v* e Përputhen, jam Serena Sula unë

Moderatori: Kjo është gjendje pak e vështirë

Më tej Serena u çua në këmbë e revoltuar, duke i kërkuar Arjonit të mbyllte gojën.

Arjoni: Nuk është etike të bësh gjeste të tilla në emision

Serena: A je në metro ti o k***? Ça po thua? Mbylle, boll pra, surrat i keq (i derdh gotën e shampanjës)

Arjoni: Dil jashtë! Kjo qenka ekstrem

Serena: Të keni nderin ju

Disa minuta më vonë moderatori i kërkoi Serenës të kthehej dhe i shpjeguan se ishte një rreng. Ajo ishte prekur nga e gjithë situata dhe mezi po i mbante lotët. Çifti e kaluan këtë dhe moderatori i martoi në emision.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close