Showbiz

Adriana Matoshi tregon si reaguan prindërit e të dashurit 20 vite më të ri kur morën vesh për lidhjen

Adriana Matoshi ka dhënë një ditë më parë një intervistë, ku ka folur për sëmundjen e rëndë që iu rikthye pas 9-vitesh si dhe për historinë e saj të dashurisë.

Aktorja e njohur dhe njëkohësisht deputetja e Kuvendit të Kosovës ka folur gjatë rreth karrierës së saj si dhe jetës personale, përfshirë kështu sfidat dhe vështirësitë që i është dashur të kalojë. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Adriana ka rrëfyer se si u ndjenë prindërit e të dashurit të saj, Keith Groeneveld, kur morën vesh për lidhjen e tyre me një diferencë shumë të madhe moshe midis njeri-tjetrit.

Matoshi u shpreh se ata ishin stepur, për shkak se nuk e prisnin që djali i tyre të kishte një të dashur 20 vite më të vjetër dhe me një vajzë. Megjithatë, ai ndoqi ëndrrat e tij duke ecur përpara.

Ajo u shpreh gjithashtu se edhe shoqëria e tij nuk ka qenë fillimisht dakord. “Keith ka mendime ashtu siç unë kam tani, ndoshta është edhe gjenerata e tij që mendon për jetën. Ai mamit dhe babit tim i thotë ‘mami, babi’, ndërsa unë akoma nuk i kam takuar prindërit e tij.

Ata janë stepur pak kur e kanë marrë vesh, por ai ka vepruar duke u bazuar në ndjenjat e tij. Edhe shoqëria e tij nuk kanë qenë dakord, ai nuk më ka thënë gjë, por unë e kam kuptuar vetë”,- u shpreh ajo për lidhjen e saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close