Categories Showbiz

”Ai është një luftëtar, nuk do të dorëzohet”, gruaja e Schumacher thyen heshtjen, 5 vite pas aksidentit fatal

Kur kanë kaluar më shumë se 5 vite, gruaja e Michael Schumacher ka thyer heshtjen duke folur për gjendjen e kampionit të Formula 1, i cili në Dhjetor 2013 pësoi aksident të rëndë në ski.

Corinna Schumacher, në një letër të pa bërë publike më parë, e përshkruan bashkëshortin si një luftëtar që nuk do të dorëzohet.

Letra e saj në fakt vjen si përgjigje falenderimi për këngëtarin gjerman Sascha Herchenach, i cili i ka dedikuar një këngë kampionit Schumacher, të titulluar “Born to fight”. Këngëtari tha se kurrë nuk e priste që të merrte një përgjigje, por mori një letër të shkruar me dorë.

“Do të doja t’ju falenderoja sinqerisht për mesazhin tuaj dhe dhuratën e bukur që do të na ndihmojë në këtë kohë të vështirë. Të gjithë e dimë se Schumacher është një luftëtar dhe nuk do të dorëzohet”, ka thënë bashkëshortja e Schumacher në letrën e saj dërguar këngëtarit gjerman.

Sascha Herchenach zbuloi përmbajtjen e letrës në një intervistë për revistën gjermane “Bunte”. Nuk dihet saktësisht se kur është shkruar letra e Corinna Schumacher, por këngëtari e realizoi këngën për legjendën e Formula 1 në Dhjetor të vitit 2014, një vit pasi Schumacher pësoi aksidentin në Alpe. Ai goditi kokën në një shkëmb duke bërë ski dhe pas disa operacioneve qëndroi për 6 muaj në koma.

Pasi u zgjua nga koma, për gjendjen e Schumacher po kujdeset një ekip prej 15 mjekësh e infermierësh. Ai qëndron në shtëpinë e tij private pranë liqenit të Gjenevës.

Bashkëshortja e Schumacher deklaroi në atë kohë se nuk do të fliste për gjendjen shëndetësore të kampionit të Formula 1, duke kërkuar që të ruhej privatësia. Letra e saj e falenderimit për këngëtarin gjerman, besohet se është e para deklaratë e botuar ku flet për gjendjen e Michael Schumacher.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME