Showbiz

“Ajo tha po!” 25 vjeçarja i jep fund beqarisë, fejohet me aktorin 58 vjeçar

Wayne Lineker ka pohuar se ai është fejuar me aktoren e “Celebs Go Dating”, Chloe Ferry , ndërsa ajo pozonte me një unazë diamanti që e pranoi nga aktori. 58-vjeçari hutoi fansat ndërsa postoi fotografi ku shfaqej i përqafuar me Chloen, 25 vjeçe, duke shkruar në mbishkrimin e fotografive: “Ajo tha Po! Të dua Chloe”. Chloe gjithashtu ndau imazhin me fansat, përmes një postimi i cili lexonte: “Vazhdoni të besoni se do të bëhet e vërtetë”, shkruan The Sun.

Ajo pastaj tha se ishte “shumë e ngazëllyer” dhe filloi t’i ndante fotografitë e fejesës me 3.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Por fansat nuk ishin të bindur se lajmet e fejesës ishin të vërteta. Dikush tha: “Dita e gënjeshtrave të 1 prillit është për pesë javë djema!”

Një tjetër shtoi: “Është një shaka padyshim.” Pronari i klubit milioner, Wayne luajti në serinë më të fundit të “Celebs Go Dating” me yllin e “Geordie”, Shore Chloe. Ata u bënë miq të mirë në shfaqje dhe si duket 25 vjeçarja është tip i Wayne, raporton The Sun.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: