Showbiz

Aktori Jim Belushi pozon nga Sheshi “Skënderbej”: E dua këtë vend!

Ashtu siç kishte premtuar, Jim Belushi ka ardhur në Tiranë. Ka qenë vetë aktori me origjinë shqiptare që ka bërë me dije lajmin teksa ka ndarë disa momente në rrjete sociale. Në Instagram, aktori ka publikuar dy fotografi nga rrugët e Tiranës ku ka shkruar: “Në rrugë”.

Në foto, ai mban një puro në dorë dhe është ulur pranë një dyqani perimesh. Ndërkohë në një tjetër foto nga sheshi “Skënderbej” me mikun e tij, aktori është shprehur: “Chris dhe unë e duam këtë vend!” Jim është ndër aktorët e paktë shqiptarë që ka arritur sukses ndërkombëtar.

Ai është djali i një emigranti shqiptar dhe është rritur në Çikago, ndërsa origjinën e tij e ka përmendur gjithmonë me krenari. Jim njihet më së shumti për rolin në serialin “According to Jim” ndërsa role të tjera televizive përfshijnë “Saturday Night Live” (1983–1985), “Total Security” (1997), and “Twin Peaks” (2017).

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close