Categories Showbiz

Aktorja shqiptare Edi Luarasi feston sot 81-vjetorin

Aktorja e njohur shqiptare Edi Luarasi feston sot 81-vjetorin e lindjes. Teatri Kombëtar e uron sot aktoren duke kujtuar disa nga rolet në karrierën e saj të suksesshme.

Edi Luarasi lindi në Tiranë më 7 maj 1940. Luarasi ka debutuar në skenë në moshë të re. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës.

U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.

Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974 për arsye politike e më pas u rikthye në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz në rolit e damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”. Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ajo është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME