Categories Showbiz

Aleksia Peleshi konfirmon ndarjen nga Romeo: Nuk funksionoi! U nxitova jam vetëm 20 vjeç

Ashtu siç foli kur kishte fituar të gjithë sigurinë dhe besimin nga lidhja me të, ashtu edhe pasditen e sotme, Aleksia Peleshi rrëfeu ndarjen nga aktori i humorit Romeo Veshaj.

Në një prej daljeve të saj në “Goca dhe gra” vitin e kaluar, Aleksia rrëfeu se ajo dhe Romeo kishin tashmë një lidhje të konsoliduar, madje kishin nisur edhe bashkëjetesën.

Por gjërat nuk funksionuan siç ajo do të kishte dashur. Pasditen e sotme, nga “Rudina” në Tv Klan, Alkesia pranoi publikisht se lidhja mes saj dhe Romeos nuk ka funksionuar: “Unë kam folur publikisht me shumë garanci për atë lidhje, por kjo ka ndodhur sepse ai (Romeo) ma kishte fituar sigurinë.

Unë jetoja me familjen e tij, bënin plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën e tij, dhe mendoja që me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara”, – tha ajo duke shtuar se ka qenë një veprim i nxituar: “Ama jam nxituar, sepse unë jam vetëm 20 vjeç dhe nuk mund të pretendoj që partneri i parë do të jetë gjithë jetën me mua. S’funkionoi, s’funksionoi…”

Pyetjes nëse e ka vuajtur shumë ndarjen, Aleksia iu përgjigj: “Ajo që vuajta unë është pjesa që kisha më shumë hallin se çfarë po ndodh në publik sesa çfarë po ndodh me mua. Kam pasur një mendësi të gabuar, si do shfaqem para njerëzve, pa menduar që unë shpirtërisht të jem mirë, që ai të jetë mirë. Tani që më në fund po marr guzimin ta them publikisht, ndihem e çliruar.”

Aleksia tha se relatat me Romeon i ka të mira, por kujton një shprehje të të atit tani që lidhja ka përfunduar: “Ehh, sa ujë do rrjedhë…” dhe për këtë, edhe ajo është bindur: “Dhe le të rrjedhë… “ – tha me të qeshur duke dashur ta mbyllë këtë temë për të cilën kohët e fundit ka qenë mjaft e përfolur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME