Vin Diesel pas vdekjes së mikut të tij më të mirë, Paul Walker, është shumë i afërt me familjen e tij. Vajza e Walkerit, Meadow e tregon këtë fakt shpesh herë me postimet që bën në Instagram. Së fundmi, në profilin e saj është një foto bardhë e zi, ku aktori përqafon vajzën e Walkerit dhe vajzën e tij, Hania.
Ajo që ka prekur të gjithë është mënyra sesi Meadow ka përqafuar aktorin. Ajo shkruan “Familje” në përshkrimin e fotos, ndërsa aktori komenton: “Me shumë dashuri… gjithmonë” Duket se Vin Diesel po e mban mirë amanetin e shokut të tij. Kujtojmë se Paul Ëalker ndërroi jetë pas një aksidenti automobilistik, për shkak të shpejtësisë së madhe.