Showbiz

Ana Kauri e ka një përgjigje për ndjekësin, E akuzoi se është futur në “Për’puthen” për të fituar gjëra qyl

Personazhi Ana Kauri është më  komentuara në “Për’puthen”, megjithëse nuk është më pjesë e programit. Largimi i saj nga emisioni i dashurisë erdhi papritur, pikërisht kur u duk se mund të krijonte një lidhje me Rinianin. Megjithatë, bukuroshja brune vazhdon të mbetet në vëmendjen e publikut.

Ana ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku i kërkoi atyre të tregonin sakrificat që kanë bërë për të arritur aty ku janë.

Mes shumë përgjigjeve frymëzuese, ka ardhur edhe një “thumb” për ish-konkurrenten e “Për’puthen”. “Të paktën nuk jemi futur në Për’puthen t’i gjejmë gjërat qyl,” i shkruan një ndjekës.

Dhe Ana nuk ka hezituar t’i kthejë përgjigje, duke i kujtuar atij riskun e madh që ka marrë e presionin e vazhdueshëm psikologjik me të cilin duhet të përballet.

“Asgjë nuk të jepet qyl sot! Nëse të duket kështu kujto pak riskun e madh që merr në momentin që del në një program si Për’puthen ql do komentohesh 24/7 për çdo gjë tënden dhe presionin e madh psikologjik të krijohet, dhe për më tepër duhet të dish të menaxhosh çdo situatë. Është e lehtë të flasësh për të tjerët,” shkruan ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: