Showbiz

Andi dhe Melisa planifikojnë dasmë dhe fëmijë

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi që u njohën në “Përputhen”, vetëm një muaj pas deklarimit të lidhjes kanë bërë plan të bëjnë dasmë dhe të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë. Lajmin për zgjerimin e familjes e kishin rezervuar për një intervistë televizive në Kosovë, e cila u transmetua të premten në mbrëmje. Çifti më i komentuar i momentit shpalosën detaje për lidhjen e tyre, duke iu përgjigjur edhe pyetjes se cili prej tyre mezi pret për fëmijë dhe martesë.

Kujtojmë që vetëm pak ditë pasi bënë publike lidhjen, Melisa dhe Andi u takuan me personazhin kryesor të “Për’puthen”, opinionistin Arjan Konomi. Melisa dhe Andi e konfirmuan lidhjen në videoklipin e ri të ishkonkurrentes së “Përputhen”, “Leje”.

Në fund të këngës ata të dy shkëmbejnë një puthje plot pasion, duke u dhënë fund të gjitha aludimeve që qarkullonin në rrjet prej muajsh. Kënga e re e saj shkoi në 1 milion klikime brenda 24 orëve dhe për të festuar këtë arritje, Melisa ndau në “Instagram” një foto me Andin, duke i treguar botës sa shumë e do.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: