Showbiz

Angela Martini: Do të heqë dorë nga veshjet me lëkurë

Modelja Angela Martini ka marrë vendimin për të hequr dorë nga të veshjet që janë të prodhuara me lëkurën e kafshëve.

“Që prej vitit që shkoi unë kam ndaluar së veshuri pellushë, pasi u bëra më e ndërgjegjshme për vuajtjet e kafshëve. Nga tani e në vazhdim, do më shikoni të vishem vetem kështu, pra me lekurë fallco.

Unë nuk do bëhem kurrë më pjesë e atij grupi njerëzish që në mënyrë indirekte kontribojnë në torturat ndaj kafshëve”, shkruan Angela në rrjetet sociale. Ajo i ka ndarë përherë me publikun detajet për jetën e saj, sidomos kur përmbajnë mesazhe domethënëse. Ky vendim i modeles duket edhe si një thirrje që sa më shumë fansa t’i bashkohen në këtë zgjedhje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close