Showbiz

“Antisemite”, Dua Lipa kritikon prestigjozen ‘New York Times’

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa reagoi ashpër ndaj një shkrimi të prestigjiozës “New York Times” që e akuzonte atë si antisemite. Shkrimi i referohet Duas dhe modeleve Bella dhe Gigi Hadid si “mega-ndikuese” të cilat kanë “fyer shtetin hebre” dhe “kanë akuzuar Izraelin për spastrim etnik”.

“Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të çuar përpara fushatën e tyre të shëmtuar me gënjeshtra … Unë qëndroj në solidaritet me të gjithë njerëzit e shtypur dhe hedh poshtë të gjitha format e racizmit”, ka thënë Dua në një postim në twitter. Duke i cilësuar një “treshe mëkatare të vrerit antisemit për të demonizuar popullin hebre” në shkrim paraqitet një foto e tyre në tapetin e kuq, me titullin: Njihuni me brigadat e reja ndikuese të Hamasit.

Lipa, e cila është në lidhje me Anëar Hadid, vëllain e vogël të motrave Hadid, të cilat janë shprehur hapur në mbështetje për Palestinën, atdheun e babait të tyre, duke kritikuar Izraelin gjatë ofensivës në Gaza. Dua, e lindur në Londër me trashëgimi muslimane, ka ndarë në Tëitter mbështetje për ruajtjen e lagjes palestineze Sheikh Jarrah në Kuds. Edhe figura të tjera të famshme janë shprehur në mbështetje për Palestinën, përfshirë këngëtarët Roger Waters, Zayn, The Weeknd dhe ylli i Avengers, Mark Ruffalo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close