Categories Showbiz

Anxhela Peristeri humbi 22 kilogramë, Cila ishte arsyeja

Anxhela Peristeri është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Pak kohë më parë, Anxhela tërhoqi vëmendjen pas rënies drastike në peshë, rezultat i cili erdhi pas një diete strikte që ndoqi.  Së fundmi, lidhur me këtë Peristeri ka folur me kolegen Jonida Maliqi.

E pyetur nga kjo e fundit për kilet e humbura, Anxhela tha se kishte qenë mbipeshë por kishte qenë dëshira e saj për të ndryshuar. Ndër të tjera, Anxhela rrëfeu se vendosi të niste dietën menjëherë pas një videoje që pa duke kërcyer vallen e pinguinit.

“Ka qenë një udhëtim që kam bërë jashtë shtetit me shoqërinë time dhe po kërcenim vallen e pinguinëve dhe e filmuan e bënë video. Kur shikoja veten time tek vallja si një pinguin i vërtetë thashë nuk mund të jem kështu dhe e vendosa. Dhe sa jam kthyer në Janar kam hyrë direkt në dietë.

Dy muajt e parë ishte e vështirë sepse je mësuar me tjetër lloj regjimi por mendoj se çdo njeri kur ka një synim në jetë e bën. Për 6 muaj kam humbur kilet e para dhe pastaj brenda vitit kisha shkuar aty ku doja.”, u shpreh këngëtarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME