Categories Showbiz

Anxhela Peristeri ngjitet sot në skenë me këngën “Karma”

Sot në mbrëmje Anxhela Peristeri do të performojë këngën “Karma” në skenën e festivalit të Eurovision-it në Roterdam të Holandës. Midis 17 këngëve Anxhela do të performojë sonte e 11-a. Interpretimi, vokali dhe pamja e  Anxhelës kanë marrë komente pozitive në mbarë evropën. Ajo u cilësua si e veshura më e mirë në tapetin e kuq të Eurovision-it.

Për herë të parë këtë vit  Shqipëria do të ketë një performancë të kuruar skenike, thotë Andri Xhahu, komentatori shqiptar i Eurovision-it, në emiosionin Ditë e Re me moderatorë Arjola Shehu dhe Arjon Muça. “Për herë të parë ne shkojmë në Eurovision me një performancë të kuruar, në kuptimin duke mos ia lënë në dorë të stafit të Eurovision-it, që gjithsesi bën një prezantim të bukur, por pa hyrë në koncept. Ndërsa këtë vit është menduar edhe në mënyrë konceptuale nga krijuesja e performancës, që është suedeze.

Ajo ka kuruar performancën e Loreen të Suedisë( që fitoi Eurovision-in para disa vitesh) dhe të Eleni Foureiras me këngën Fuego dy vite më parë. Është e rrallë të punosh me të. Nëse  kënga i jep një mesazh, ajo pranon të punojë për të. ”

Andri zbulon se kënga do të këndohet në shqip: ” Në shumë raste të kënduarit në shqip na ka ndihmuar, sepse është ajo dilema ta këndojmë anglisht që ta kuptojnë të gjithë apo ta këndojmë shqip, që t’i qëndrojmë origjinalitetit. Për më tepër kënga e Anxhelës që ka motive ballkanike nuk do të shkonte në anglisht.” Ai gjithashtu thotë se në festival asgjë nuk është spontane, çdo gjë përgatitet në detaj. Madje dhe këngëtarët i kanë të parapërgatitura përgjigjet. ” Duhet të thonë përgjigjet që kanë mësuar”, shton ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME