Categories Showbiz

“Aq mbushin” Maya flet për brrylat mes artistëve dhe komentet online

Të jesh i suksesshëm nuk është aq e thjeshtë sepse vështirësitë dhe “brrylat” sikurse ne i quajmë janë shumë prezente, sidomos në vendin tonë. Këtë gjë e ka pohuar edhe këngëtarja e njohur Maya në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.  Ajo pohoi se brrylat janë vazhdimisht dhe se sa më lart të arrish aq më shumë ke zilinë dhe kundërshtinë në rrugën tënde.

“Kjo ka të bëj me karakterin e njeriut. Unë ne jetën time nëse shoh dikë që është shumë i aftë dhe ngrihet lart unë e duartrokasë, edhe nëse unë këtë njeri, si njeri nuk më pelqen. Por kur bën një vepër të mirë artistike unë e përgëzoj dhe e shijoj. Ka raste kur bëhet edhe hapur… të lëndon, të vret sepse ti nuk e pret. Ndodhin të tilla gjera që ti mërzitesh sepse thua: Për çfarë arsye?”.

Si ishte pandemia për Maya-n? A e kishte menduar ajo të kishte një profesion tjetër në jetë? Ajo tha se nëse do të ishte e nevojshme do të bënte diçka tjetër për të fituar të ardhurat e saj për të jetuar. Ermali e pyet në lidhje me komentet e shumta në rrjetet sociale ku shpesh lexon se “këngëtarët nuk duhet të ndimohen se ata janë paguar me miliona”.

“ Unë nuk mërzitem për ato komente. Çdo njeri, pavarësisht kapacitetit që ka, të shkruaj. Ai njeri ose ajo në fakt nuk kanë fare mundësinë që të thonë as ‘Mirëdita’ ty në jetë, dhe nuk e kanë guximin që te thonë këto gjëra. Por aty e kanë guximin sepse aq e percepetojnë. Aq mbushin. Tani përse do mërzitem nga fjalë të tilla?”.

Mes ketyre momenteve vështirësie për një artiste, aktivitetet live kanë edhe momentet e këndshme. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” ajo zbuloi një histori me një simpatizan, ndoshta ishte dhe një dashuri platonike siç e quan tani. Çfarë ndodhi mes tyre dhe ç’mësoi Maya nga adhuruesi i saj?  A kanë artistet ngacmime gjatë netëve LIVE dhe si menaxhojnë këto momente? Pa doreza, Maya zbulon gjithçka në videot e publikuara në kanalin tonë të Youtube.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME