Showbiz

Arbana Osmani publikon momentin kur dy djemtë e saj luajnë

Arbana Osmani është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë momente nga përditshmëria e saj. Me ardhjen në jetë të djalit të saj të dytë, Diellit, Arbana është treguar dorëlëshuar duke ndarë imazhe të shumta më vogëlushin.

Por nuk mungojnë as momentet me djalin e madh, Jonin. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një video të adhurueshme, ku shihet Joni ndërsa përpiqet të argëtojë vëllain e vogël. Këtë moment kaq të ëmbël ajo ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit. “Dikush qenka në humor”,-shkruan Arbana në Video.

Kujtojmë që Arbana u bë nënë për herë të dytë në Tetor të vitit që lamë pas, një fryt i dashurisë me partnerin e saj, Eduart Grishaj. Lajmin se është në pritje të ëmbël, moderatorja e zbuloi në përvjetorin e lindjes të Eduartit dhe ishte një surprizë e papritur për fansat gjithashtu.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: