Categories Showbiz

Arbër Hajdari feston ditëlindjen me fëmijët jetimë

Prej katër vitesh misioni i ‘’Fundjavë Ndryshe’’ është të jetë pranë të gjithë nevojtarëve. Me anë të një pune të palodhur dhe kontributit të shqiptarëve anë e mbanë botës, është arritur t’i ndryshohet jeta qindra familjeve. Janë ata fëmijë jetimë të cilët na kanë prekur zemrat, por që tashmë kanë shpresë për të ardhmen.

Në sytë e tyre ka lumturi, pafajësi, ëndërra e shumë mirënjohje. Dhe ditën e sotme ata u bashkuan për t’i bërë një surprizë drejtuesit të ‘’Fundjavë Ndryshe’’. Në 26 vjetorin e lindjes së Arbër Hajdarit, ata kaluan një ditë ndryshe. Të gjithë bashkë si një familje e madhe, i uruan ditëlindjen.

Fëmijët përgatitën një sërë vjerëshash dhe këngësh, ndërsa stafi i fondacionit u kujdes që t’i argëtonte. Duke organizuar një sërë lojërash dhe duke shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët.

Në çastin e fryrjes së qirinjëve, Hajdari shprehu edhe dëshirën e cila më tepër ishte një premtim për gjithë familjen e madhe të ‘’Fundjavë Ndryshe’’.

“Kemi një kohë të gjatë që mundohemi të kujdesemi për çdo gjë, për të gjithë ju. Unë dua t’ju premtoj që nuk do të heqim kurrë dorë prej jush. Dhe do të vazhdojmë t’ju mbështesim me gjithë fuqitë që ne kemi.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME