Categories Showbiz

Ardit Gjebrea i ulet në gjunjë vajzës me aftësi të kufizuara dhe i kërkon…

Disa vajza janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të surprizuar shoqen e tyre Olgerta e cila ka humbur dy njerëz shumë të dashur të familjes nga Covid-19. Që nga ai moment ajo nuk ka shkuar më në shkollë. Në emision ka qenë edhe nëna e saj e cila ka treguar historinë e Olës me një problem fizik, por kjo gjë nuk e ka penguar atë të shijojë jetën dhe të ndihet njeri normal si të gjithë.

Por pas humbjes së gjyshes dhe xhaxhait të saj nga Covidi, ajo është tepër e mërzitur dhe thotë se përderisa vdiqën ata, nuk ka kuptim që të vazhdojë dhe shkollën. Dikur ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, i pëlqente të bënte foto, të dëgjonte muzikë, por tani sipas të ëmës, ajo ka hequr dorë pavarësisht përpjekjeve të familjes për ta mbajtur afër.

Madje ajo edhe kur fle gjumë, vesh trikon e gjyshes dhe gjithë kohës shikon lot në sytë e saj dhe pesimizëm. Pasi erdhi në studio, nëna i kërkon Olës që ta dojë jetën ashtu siç ajo dëshiron. Ajo dëshiron që ta shoqërojë edhe në kafe sepse tani preferon të qëndrojë në shtëpi dhe të mos dalë. Të ëmës dhe motrës i mungon buzëqeshja e Olës në çdo moment dhe nuk janë aspak të lumtura nëse Ola nuk i shoqëron kur ato dalin.

Ndërsa moderatori Ardit Gjebrea i kërkon Olës që ajo të mos veshë më rroba të zeza dhe ajo pranon. Më pas Gjebrea i kërkoi që t’i premtojë që të mos e veshë më trikon e gjyshes, por ta vendosë në një vend. Këtu Ola u ndje në siklet dhe nuk pranoi për një moment, moderatori i ulet në gjunjë dhe vajza nuk mund ta refuzonte dot duke i premtuar se nuk do e vishte më.

Ardit Gjebrea: Atë trikon e gjyshes palose diku dhe mbaje aty, por mos e vesh më.

Ola: Nuk mundem.

Ardit Gjebrea: Të lutem lëre diku ( i ulet në gjunjë).

Ola: Ok.

Arditi fton dhe shoqet e Olës të cilat ishin ato nismëtaret e këtij mesazhi dhe i tregon surprizën e radhës. Të gjitha së bashku ato do shkojnë në spa dhe do argëtohen, duke kaluar kështu një ditë ndryshe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME