Showbiz

Argjendi vendos të largohet nga “Për’puthen”

Në puntatën e ‘Për’puthen’ Argjendi, djali i parë që u prezantua për këtë sezon vendosi të largohet nga programi. Argjendi u bë shpejt ptotagonist në emision duke realiziar takime me shumë prej vajzave, ama afrimitet të vërtetë pamë mes tij dhe Ritvanës. Por edhe ky afrimitet tashmë është inekzistent.

Ai sot në emision tha se do të largohet pasi ka nisur një njohje jashtë dhe ja ka komunikuar këtë produksionit që prej dy javësh.

“Dua të them se kam shijuar çdo moment edhe të mira edhe të këqija, momente të bukura e ndoshta më pak të bukura. Shumë faleminderit të gjithëve, nuk kam dashur kurrë të shpik ndonjë gjë vërtetë. Thjesht dua t’ju falenderoj juve, Olsën, produksionin, për respektin që më keni dhënë dhe ju uroj çdo të mbarë”,- tha ai në ikje.

Gjatë puntatës ai tha se Ritvana ka qenë te shtëpia e tij, gjë të cilën Ritvana e mohoi disa herë e irrituar. Ajo gjithashtu tregoi biseda me të në WhatsApp, po sipas Argjendit ata kanë komunikuar më shumë në Snapchat ku fshihen bisedat, pasi Ritvana ruhet shumë.

Ritvana gjithashtu foli për akuzën që i ka bërë në backstage si biseksual, e këtë e justifikoi duke thënë se e shihte Argjendin të rrinte me djemtë dhe jo me vajzat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: