Categories Showbiz

Arilena Ara fiton Festivalin e 58 të Këngës, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Pas marrjes së çmimit të parë në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH, këngëtarja Arilena Ara tha se ka një peshë më të madhe, atë të përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion. Me këngën “Shaj”, ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”. Në këtë festival, Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më parë. “Nuk e kisha menduar asnjëherë. Më emocion kam tani sesa para publikut, se po shikoj gjithë këto kamera, gjithë këto njerëz, e nuk di çfarë kam bërë për ta merituar. Jam shumë e emocionuar, jam shumë e lumtur. Dhashë gjithë shpirtin, gjithë muzikën time dhe u përpoqa të artikuloja çdo ndjesi e emocion timin, jam e lumtur që ia arrita dhe që publiku e vlerësoi fitoren time, qoftë dhe juria.

Nuk e di tani, tani kam një peshë më të fortë dhe të fuqishme, tani kam një përgjegjësi më të madhe, nuk e di a jam gati të për të përfaqësuar një shtet, të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizon. Por jam shumë e lumtur, zemra po më del nga vendi. Por jam e kontrolluar, di çfarë them. Falenderoj publikun që më rriti mua dhe që më solli këtu ku jam sot”, u shpreh këngëtarja. Me këngën “Shaj”, baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, bukuroshja do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME