Showbiz

Arjola dhe Monika lënë shtëpinë, katër vijojnë garën në Big Brother VIP

Tashmë kanë mbetur vetëm katër! Balerini Ilir Shaqiri, modelja Beniada Nishani, aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Einxhel Shkira janë finalistët e ‘Big Brother Vip’.

Ata do të presin 18 shkurtin në shtëpinë që kanë ndarë bashkë që nga muaji tetor.

Fillimisht u eliminua aktorja Arjola Demiri. Publiku kishte vendosur që aktorja ta mbyllte lojën këtë mbrëmje dhe ajo vetë tha se e kishte fituar çmimin e madh, shtëpinë që mori dhuratë.

Mes Monikës dhe Einxhelit, kjo e fundit vijoi lojën, ndërsa aktorja la këtë mbrëmje shtëpinë. Tashmë gara vijon vetëm mes Ilirit, Beniadës, Donaldit dhe Einxhel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close