Showbiz

Arsyet e largimit të Ledjanës nga ekrani, mes historisë së burrit në Belgjikë dhe lidhjes 9-mujore me Mevlanin

Ledjana Prenga është një nga konkurrentet që fitoi vëmendjen e publikut, pasi u bë pjesë e emisionit “Për’puthen”, duke u shndërruar në një nga vajzat më të komentuara të momentit në mediat rozë.

Ajo është stomatologe në profesion dhe merret shumë me palestër, por nisi ç’po ndodh jashtë ekranit në historinë e saj Mevlan Shabën?

Vajza nga Rrësheni, e cila u shfaq e vetëpërmbajtur dhe e qetë, që në fillim u su lmua duke i thënë se kishte ardhur vetë për fame, pasi në fakt ajo e kishte një histori jashtë dhe madje dyshimet u hodhën se ajo e kishte burrin në Belgjikë.

Gjatë rrugëtimit të saj, shprehu një pëlqim shumë të madh për një nga konkurrentët, Mevlan Shabën, i cili paralelisht me “Përputhen” hyri në tregun e muzikës, duke realizuar disa këngë.

Ata patën shumë takime me njëri-tjetrin ku u vu re dhe pëlqimi nga të dyja palët. Por një tjetër konkurrente u bë pjesë e lidhjes së tyre, dhe ajo ishte stilistja nga Shkodra, Antonela Berisha.Trekëndëshi i dashurisë zgjati për muaj të tërë derisa Antonela u tërhoq për ta lënë rrugën e lirë për çiftin.

Më vonë ajo deklaroi se në program do të ishte vetëm për Mevlanin dhe kjo gjë gjithashtu krijoi shumë skepticizëm te ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët mendonin se dyshja po bëhën çift sa për famë dhe po luajnë të njëjtën lojë si Andi me Tean.

Por jo vetëm publiku, por edhe vetë Antonela u shpreh se ata nuk ndiejnë asgjë për njëri-tjetrin. Nuk vonoi dhe Ledjana njoftoi se nuk do të ishte më pjesë e “Përputhen” dhe u shpreh se largimi i saj nuk kishte të bënte me Mevlanin.

“Largimi im nga emisioni nuk ka të bëjë as me Mevlanin, e as me faktin që ju kam gënjyer gjithë këto kohë. Jam akuzuar 2 herë në atë program për martesë të rreme pa asnjë provë, ndaj kjo është një pabesi që më është bërë.

Po ju them vetëm diçka, kushdo që vazhdon dhe më akuzon për burrin në Belgjikë dhe thotë kam bomba për Ledjanën, betohem në Zot se sot është dhe ditë e shenjë se ka për ta paguar shtrenjtë”, shkroi Ledjana në një postim.

Pas kësaj deklarate, Mevlani u shpreh se ndihet i zhgënjyer nga ajo dhe sipas tij një person që të thotë ‘të dua’ nuk mund të heqë dorë aq shpejt. Më pas, opinionisti i njohur Arjan Konomi publikoi një video me të dy protagonistët, duke treguar se ata janë bashkë dhe janë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Ledjana shfaqet e ulur mbi prehrin e Mevlanit, teksa e përkëdhelte nga fytyra.

“Gjatë gjithë kësaj kohe në 9 muaj në ‘Për’puthen’ shumë njerëz më kanë plasur shpirtin! Ama, për dy veta ka plasur dhe zemra. Do thoni ju kush janë, ja shikojini pak aman, mavria është”, shprehet Arjani në video.

Po në lidhjen me arsyen e mungesës së tyre në program dhe kur do të rikthehen, ka folur prezantuesja, Bora Zemani. Ajo ka njoftuar se javën e ardhshme Mevlani dhe Ledjana do të kthehen për të diskutuar mbi marrëdhënien e tyre.

“Prej kohësh Mevlani dhe Ledjana kanë munguar në studio. Ata do të kthehen javën tjetër për të diskutuar gjithçka”, tha Bora. Ledjana para disa ditësh u shpreh se do të largohej nga emisioni dhe shkak ishin bërë përballjet që ajo ka pasur me ish-konkurenten tjetër, Melisa Lleshi.

Nisur nga kjo situatë, Ledjana vendosi të zhdukej dhe nga rrjetet sociale duke mbyllur “Instagramin” me mijëra ndjekës. Por bashkë me rikthimin, ajo vendosi të flasë për herë të parë rreth situatës së vështirë, në të cilën ndodhet dhe që e detyruan të largohet nga ekrani.

Së fundi nëpërmjet një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, u është përgjigjur disa pyetjeve që kanë patur gjithmonë kuriozitetin e ndjekësve. Përsa i përket rikthimit në program ajo është shprehur se do të rikthehet me kokën lart dhe ashtu do të dalë nga progami.

“Dhe ashtu ka për të ndodhur. Kam hyrë me kokën lart dhe do dal njësoj. Jam e lumtur për çdo gjë që kam kaluar në atë program dhe për sjelljen time mbi të gjitha”- është shprehur ajo duke treguar se do të rikthehet sërish në emision, ndoshta me një vendim përfundimtar këtë herë.

Të gjithë e dimë që ajo është shumë e apasionuar pas palestrës dhe një nga pyetjet sigurisht që ka lidhje me të. Por më shumë se për palestrën ka të bëjë me pamjen e saj në palestër pasi shfaqet shpesh me make up dhe flokët e lëshuara, ku nuk mungojë ironitë duke e lidhur këtë me skenarin që thuhet se bëhet në Për’puthen.

“Po ç’lidhje ka kjo me ekzekutimin e ushtrimit? Apo e keni mësuar të gjithë fjalën skenar dhe vetëm kaq dini? Unë me flokë lëshuar dhe make up bëj 10 herë më tepër stërvitje se ty pa këto. Për të gjithë ata që më bëjnë të njëjtën pyetje, mos e bëni. Ose hajdeni te fitnessi ku ushtroj unë dhe shikoni si stërvitem”, përgjigjet Ledjana.

“Pse të pengon me u puth në emision dhe të postosh vithet nuk e ke problem fare”, ishte një nga pyetjet e tjera të ndjekësve.

“Do ta kuptoni dhe ju pse-në. Sa për videot e mia në fitness që unë postoj, nuk mendoj që ka asgjë të gabuar sepse edhe ato janë pjesë e trupit si çdo pjesë tjetër.

Nuk të bën k***ë veshja po sjellja dhe ato çfarë flet. Kam ndjekur gjithmonë trajnerët e huaj ku gocat nxjerrin video duke u stërvitur, dhe nuk i kam parë kurrë me syrin gjykues përkundrazi them sa mirë që i postojnë që t’më motivojnë dhe mua”, shkruan Ledjana.

Ndërsa në lidhje me Mevlanin teksa të gjithë mendonin se ai dhe Ledjana i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pak ditë më parë ata vërtetuan të kundërtën. Ledjana publikoi një video në Instastory ku shihej pranë tij.

“Nëse folin për mu, bonju bonju t’fala”, dëgjohej në sfond kënga e 2 Ton me titull “Boni t’fala”, një mesazh për kundërshtarët.

JETA E MEVLANIT JASHTË EKRANIT, NGA MARTESA PËR LETRA NË GJERMANI TEK LIDHJA ME LEDJANËN

Mevlan Shaba i dedikoi këngë konkurrentes së “Përputhen”, Ledjana Prengës, e cila takimin e parë e kishte pikërisht më të. Mevlani e befasoi atë duke i dedikuar kështu, duke bërë që Ledjana të mbetej pa fjalë, nga vargjet e këngës.

“Kështu e ndjeva e kështu e bëra”, shkruante Mevlani në njoftimin e tij. Kaq mjaftoi për të nisur një telenovelë e vërtetë mes tij, Ledjanës, dhe Antonelës në mes, e cila nuk i la rehat me provokimet e saj, duke hyrë në mes.

Ndërkohë, kjo ishte ana që shihej në ekran, pasi sa i takon jetës së tij private u përfol se është i martuar në Gjermani. Nëpërmjet rubrikës së pyetjeve nga publiku, Mevlanit i është bërë pyetja se a është e vërtetë që ai është i martuar në Gjermani, e që kësaj pyetje iu përgjigj haptazi Mevlani.

“Po si çdo emigrant, kam qenë i martuar për letra, por pa dashuri, dhe Ledjana ka qenë e informuar për këtë gjë”, tha Mevlani, duke e pranuar këtë fakt pa zbuluar detaje të tjera.

Në muajin mars, pas shumë takimesh Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Ledjana i surprizoi të gjithë kur i dha një dhuratë Mevlanit, që ishte një ndër më të veçantat dhe brenda mbante një deklaratë shumë të forte dashurie.

Ajo i dhuroi një kornizë, brenda së cilës ishte shkruar “Të dua!”. Kjo është hera e parë që Ledjana i deklaronte Mevlanit “të dua”, ndaj këto fjalë dhe dhurata e saj i surprizoi të gjithë.

Madje, ajo ftoi Mevlanin që të ulej pranë saj në kolltuk, dhe ai pranoi e i dhuroi një puthje në ballë. Pas daljes nga programi, miqëtë të tyre janë shprehur se Ledjana ka kaluar ditë të vështira, pasi i duhet të menaxhonte besimin e Mevlanit për burrin që është përfolur se ka në Belgjikë, e me të cilin ka rënë dakord që të hyjë në program njohjesh për famë. /Panoramaplus.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: