
Super ylli i Hollywood, aktorja australiane Margot Robbie ka një hobi të pazakontë, ka qejf të bëjë tatuazhe megjithëse të gjithë e dinë se nuk ka talent për këtë punë, nuk e refuzonin. Tani më në fund i erdhi fundi këtij aktiviteti të Margot pas gabimeve të pamohueshme e turpit në plazhe të mikeshave të saja.
Aktorja bukuroshe nuk është vetëm një fytyrë e bukur, tani ajo është fuqi për të ju trembur në Hollywood dhe ka kaluar të gjitha provat dhe është shndërruar në një producentë filmash me kompaninë e saj. Ajo shpërtheu në skenën botërore në filmin e Martin Scorcese përballë yllit tjetër amerikan Leonardo DiCaprio, “Wolf of Wall Street” ku magjepsi publikun jo vetëm me lojën por edhe me bukurinë, posaçërisht pasi në film nuk ngurroi e u shfaq e zhveshur e tëra.
Aktorja tek emisioni The Tonight Show with Jimmy Fallon tregoi se hoqi dorë nga ky hobi pasi kishte bërë tatuazh shoqes së saj në natën e fundit të saj të beqarisë në fund shpinën e saj dhe kishte marrë një përgjigje që nuk do ta dëgjoj një artist tatuazhi amator: “Nuk e prita një gjë të tillë”. Si do t’i jetë dukur dhëndrit të nesërmen tatuazhi nuk tregoi Margot.
Margot Robbie nuk tregoi se çfarë i kishte ‘vizatuar’ mikeshës së saj në shpinë por tha se ishte prekur dhe e kishte pyetur atë “se çfarë mendove se do të bëja”. Vështirë të i hidhërohesh një bukurie si Margot. Megjithatë ajo ka hequr dorë nga ky aktivitet tani.
Margot Robbie që ishte e nominuar edhe për çmimin Oskar po kalon edhe një vit të suksesshëm në ku këtë vit ka renditur filmat si “Once Upon a Time in Hollywood” nga Quentin Tarantino e luan krah yjeve si Brad Pitt e Leonardo DiCaprio. Së shpejti në kinema do të shfaqet edhe filmi i saj më i fundit “Birds Of Prey” ku përsëri luan personazhin e psikopates Harley Quinn.