Categories Showbiz

“Ata ishin fyer, ofenduar dhe torturuar”, Fifi tregon çfarë e ka zhgënjyer më shumë pas daljes nga ‘BBV’

Largimi i këngëtares Fifi nga Big Brother VIP po vazhdon të komentohet, ndërsa edhe ajo vet ka diskutuar lidhur me këtë. Edhe së fundmi, këngëtarja e njohur ka realizuar një pyetësor me fansat e saj përmes llogarisë së Instagramit.

Padyshim nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme, e të cilave krijuesja e hitit “Diell” nuk ka hezituar të iu përgjigjet. Njëri nga fansat e pyeti se çfarë e ka lënduar më së shumtë kur ajo doli nga Big Brother VIP, teksa Fifi u shpreh se ishin ofendimet dhe torturat që ka marrë familja e saj.

“Rrugëtimi im ka bë që disa njerëz të ikin vet nga lista e miqve të rremë. Kjo më ka bë me u ndje mirë në fakt. Çka më ka lënduar janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi, duke i ofenduar, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurave. Mesazhe super negative, mos të them kërcënuese. Nuk pretendoj të më duan të gjithë. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë”, ka thënë Fifi.

Kujtojmë që Filloreta Raçi (emri i vërtetë) vendosi të largohet nga BBV duke deklaruar se ka nevojë të përkushtohet ndaj vetës dhe brenda shtëpisë nuk po arrinte ta bënte. Ndryshe, menjëherë pas daljes nga shtëpia Fifi ka publikuar këngën “Diell”, tekstin e të cilës e shkroi sa ishte brenda.

Ky projekt u prit mirë nga ana e fansave të saj dhe brenda një kohe të shkurtër ka grumbulluar mbi shtatë milionë klikime. Fifi është shquar si një prej banoreve më dinamike brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Përbrenda ajo i kishte dhënë një premtim banorit tjetër të shtëpisë, Donaldit – se do të realizonte një tatuazh të veçantë me fjalën me të cilën e thërriste ai në shtëpi.

Gjatë kohës sa Fifi ka qenë brenda, Donaldi e kishte zakon ta thërriste “filoqyl” – fjalë kjo të cilën tashmë Fifi e ka të vizatuar në trupin e saj. Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, interpretuesja e hitit “Marova”, ka shfaqur tatuazhin në fjalë, të cilin e ka realizuar në dorën e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME