Categories Showbiz

“Ato për mua kanë…”, Eni Çobani shokohet nga fjalët e rënda të motrës në emision (Video)

Ditën e djeshme në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy kunetër Lumturia dhe Kaso. Lumturia sot në këtë seancë dëshironte që të përballej me motrën e saj Mirësie, por në pamundësi për të ardhur, u paraqit bashkëshorti i saj.

Lumturia e cila jeton në Itali prej 20 vitesh i kërkon Kasos dhe të motrës që të marrin kujdestarinë e vëllait me probleme mendore i cili ndodhet në burgun e Zaharisë në Krujë për shkak të denoncimit që i bëri motra e tyre tjetër Nerënca. Nerënca po kujdesej për të dhe më pas pretendoi se ai po silleshe agresiv. Lumturia ka dhe një motër tjetër e cila ka probleme mendore dhe është e shtruar në spitalin psikiatrik.

Eni Çobani ka folur në telefon me Nerënca Kasa e cila i ka konsideruar vëlla e motër të dy të sëmurë dhe se nuk ka mundësi të kujdeset për ta. Madje ajo i konsideron të vdekura dy motrat e tjera, Mirësinë dhe Lumturinë, gjë që Eni Çobanin e ka shokuar totalisht.

“Nerënca më ka thënë më lanë dy të sëmurë mendorë dhe ikën, kam një motër dhe një vëlla ndërkohë që unë nuk e përballoj dot. Ju kërkova ndihmë dhe nuk më erdhi askush, më pas unë ndërmora veprimet e mia sepse ai djalë do na vriste të gjithëve. Kur i kërkova dhe i thashë të kërkon Lumturia dhe Mirësia për veprimin që ka bërë me ty që të ka kaluar kujdestarinë, me tha kush zonja Eni?!

I përsërista emrat e motrave të saj dhe e dini se cila ishte përgjigjia e një motre për dy motrat? Lumturia dhe Mirësia për mua kanë vdekur dhe kjo është shumë e rëndë. Të thotë motra për dy motrat që ato për mua kanë vdekur dhe nuk ekzistojnë, unë nuk e di se çfarë mund të komunikojmë së bashku dhe çfarë ndjeshmërie keni ju për një vëlla, të cilin ju e keni denoncuar dhe sot ai është në burgun e Zaharisë në Krujë”, është shprehur Eni Çobani. /tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME