Categories Showbiz

Autorja e “Përputhen”: Kam prova që Tea pëlqente të tjerë…

Ende nuk është zbehur nga kujtesa skandali i lidhjes së fshehtë mes Teas dhe Beartit, pasi Tea doli e përputhur nga emisioni me Andin. Disa foto të publikuara mga vetë Tea treguan se si qendron e vërteta dhe lidhjen e saj me djalin nga Kosova. Protagonistët e këtij skandali akuzuan autoren e emisionit, Olsa Muhameti se ajo i kishte detyruar të dilnin çift dhe se ishte në dijeni për gjithçka. Por Olsa zgjodhi të mos reagonte për asnjë në moment në lidhje me këto akuza deri ditën e sotme. Gjatë një emisioni radiofonik ajo u shpreh se në fund të fundit është e rëndësishme që Tea dhe Bearti dolën si çift edhe pse publikut ju servir gjë tjetër.

E uroj shumë Kosovën për Pavarësinë. Jam e lumtur që kemi pasur një Për’puthje në fund të ditës. Ata u njohën në program. Në fund fare është Për’puthen që i bashkoi.
Ndërkohë në lidhje me videon e Teas që akuzonte autoren e emisionit se ajo i kishte detyrua të dilnin çift me Andin, Olsa tha se është ndjerë shumë keq dhe se është tronditur pasi sipas saj janë thënë gjëra të pavërteta. Më tej Olsa tha se ka pasur indikacione se Tea dhe Bearti njiheshin dhe ishin miq, por ka kërkuar prova që ata ishin në një lidhje. Gjithashtu Olsa tha se ka një video, që vërteton se Tea nuk ka pasur vetëm një pëlqim, por disa. Por që nuk e ka publikuar, sepse nuk donte që ta dëmtonte edhe më shumë imazhin e ish-konkurrentes.

Kisha indikacione që ata njihen, por jo se janë në një marrëdhënie. Kur mu tha në mes të janarit se janë në një lidhje kërkova fakte. Ashtu siç kërkova për Andin dhe Melisën. Sepse s’mund të dal e të them se ‘Ne dyshojmë’ sepse është joprofesionale dhe në nivel thashethemaxhinjsh. Unë kam disa fakte që s’i kam bërë publike sepse s’doja të dëmtoja Tean. Asaj i plasi në duar një bombë dhe filloi të kërkonte fajtor. Dhe ne ishim preja më e lehtë. Duke kërkuar prenë tek ne ata menduan se do dalin të larë, por nuk ndodhi kështu. Është një video e cila mendoj se jemi duke e menduar. Nuk kam dashur t’i dëmtoj më shumë këta të rinj dhe tu shtoja peshën. Por, janë thënë gjëra të pavërteta, por do vijë dhe momenti kur unë do ta them këtë të vërtetë.
Sipas saj Tea ka pasur pëlqim edhe për Andin, sepse ata rrinin gjithë kohën bashkë.

Ka fakte që rrinin bashkë, përqafohen, dalin e ikin bashkë. Tea nuk është pëlqimi i parë që ka patur në program. Nëse një vajzë më vjen e thotë ‘Do dalë me një çun’, unë nuk do investigoj performancën e saj përtej studios. Por, në dijeninë time ajo ka pasur edhe pëlqime të tjera. Nuk e di nëse kanë qenë vetëm pëlqime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME