Showbiz

Banorët zbulojnë rrengun, arrijnë të dallojnë Romeon e veshur si Donaldin (Fotot)

Romeo Veshaj qëndroi shumë pak në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi banorët arritën ta dallonin, edhe pse është shumë i ngjashëm me Doanldin.  Ata panë ndryshime në sjelljen e tij duke vënë re se diçka nuk shkonte.

Romeo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe pasi veshi rrobat e vëllait shkoi pranë banorëve. Ata e panë çuditshëm, po nuk reaguan. Beatrix tha “po më tremb”, duke menduar se në dhomën e rrëfimit ka ndodhur diçka jo e mirë. Ai madje hyri direkt në bisedë, duke kritikuar Sabianin pasi u shfaq një videoklip, ku këngëtari thotë se “Beatrix vetëm di të puthet”.

Më pas Beatrix po e shikonte me shumë çudi, ndërsa ishte Einxhel e cizla e tha me zë të lartë që nuk është Donaldi. Ajo i kërkoi që të ngrinte bluzën dhe të tregonte tatuazhin. Por në atë moment gjithçka u zbulua. Të gjithë filluan ta përqafonin mes të qeshurave dhe gëzimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: