fbpx
Showbiz

Beatrix Ramosaj flet për problemet me gjumin

Jemi mësuar që në rrjetet sociale të shohim kryesisht jetën e bukur të personazheve të famshëm dhe rrallëherë ata zgjedhin të ndajnë përjetime të këqija apo probleme me të cilat përballen përditë. Beatrix Ramosaj zgjodhi të bënte këtë të fundit, edhe pse mund ta marrim me mend që nuk është e thjeshtë për të.

Këngëtarja ka rrëfyer në disa postime në Instagram Stories se prej kohësh është duke u përballur me probleme me gjumin, ku veç paralizës së gjumit ka dëgjuar edhe zëra dhe ka ndjesinë e një pranie të errët. “Jam shumë e inatosur, prej javësh kam probleme me gjumin.

Nuk kam përjetuar paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo natë vazhdon të jetë një luftë. Jam përpjekur të shmang fjetjen me shpinë për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe që më ka ndodhur! Arrita në një pikë që fillova të flija duke mbuluar fytyrën, ndryshe nuk e përballoja dot.

Nuk e dija që edhe njerëz të tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit dhe tani jam sërish e frikësuar. E pashë herën e parë dhe pastaj jo më. Natën e kaluar fillova të dëgjoja zëra jotokësorë.

E kam përjetuar disa herë dhe të dëgjoj zëra demonësh dhe të ndjej një prani të errët është vetëm një pjesë e saj,” –përfundon Beatrixi. Për ju që nuk e dini ose nuk e keni përjetuar ndonjëherë, paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur na ze gjumi ose kur sapo zgjohemi.

Ajo ka të bëjë me paaftësinë për të lëvizur apo folur ndërkohë që truri ynë është zgjuar, kurse trupi jo. Sipas studimeve paraliza e gjumit prek një pjesë të madhe të njerëzve dhe ata që e kanë përjetuar e tregojnë si një ekperiencë shumë të keqe.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe

Close
Back to top button