Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto të ndryshme, të cilat tërheqin gjithmonë vëmendjen. Mbrëmja e djeshme ka qenë shumë e bukur për Beatrixin, pasi është surprizuar me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.
Këngëtarja ka ndarë disa foto pranë buqetës në rrjetet sociale, mirëpo nuk e ka zbuluar kush fshihet pas surprizës. Kujtojmë se Beatrixi është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private.