Showbiz

Bebe Rexha i befason të gjithë: Kam dalë me vajza të famshme në të shkuarën

Bebe Rexha ka pranuar se ka dalë me vajza të famshme në të shkuarën. Në një intervistë për ‘Gay Times’ ajo u shpreh se ka rënë në dashuri me një vajzë në të shkuarën.

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë. E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë emocionuese“, theksoi Bebe.

Vitin e kaluar këngëtarja u pyet në një intervistë arsyen pse nuk e kishte përcaktuar seksualitetin e saj dhe ajo u përgjigj: “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.”

Bebe Rexha tani po jeton një histori dashurie me producentin, Keyan Safyari. Ndonëse lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, Bebe nuk preferon të ndajë shpesh në rrjete sociale momente me partnerin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: