Categories Showbiz

Bëhet gati edicioni i tretë i “Për’puthen”, zbulohen detajet kush do jenë konkurrentët

Emisioni reality “Për’puthen” ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është kthyer në një ndër emisionet më të komentuar në media e në rrjete sociale. Të rinjtë që po njihen para kamerave me njëri-tjetrin janë personazhet më të njohur të momentit dhe “kostoja” e famës së tyre është fakti që duan apo s’duan, ata komentohen për gjithçka.

Në dy emisione, ky program dating i është kushtuar të rinjve, mirëpo kemi surpriza për “Për’Puthen 3”.

Burime nga “Top Channel” kanë treguar për “News 31” se programi kësaj here s’do t’i dedikohet më të rinjve, por personave mbi 40 vjeç. Autorja Olsa Muhameti ka menduar ndryshime të mëdha në këtë emision, ndërsa ende nuk kemi më shumë detaje.

Sipas burimeve, audicionet për zgjedhjen e konkurrentëve kanë nisur, mirëpo ende nuk është përcaktuar një datë për nisjen e transmetimit. Megjithatë bëhet e ditur se së shpejti do të publikohet spoti i programit “Për’puthen” me persona mbi 40 vjeç, ku do të mësojmë më shumë për atë që do shohim në ekran.

Ndërkohë, në emisionin aktual vazhdojnë hyrjet e reja, takimet romantike, xhelozitë, pëlqimet e fshehura e të hapura dhe emocionet e bukura të të rinjve, që nuk ngurrojnë t’i shohë e gjithë Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME