fbpx
Showbiz

Bëhet nënë për herë të parë, reperja e famshme hesht

Nicki Minaj është bërë nënë për herë të parë! Reperja 37-vjeçare solli në jetë një fëmijë më 30 shtator në Los Angeles. Lajmin e kanë konfirmuar People dhe Billboard. Ky është fëmija i saj i parë me partnerin Kenneth Petty, 42 vjeç.

Prindërit e rinj ende nuk kanë zbuluar detaje rreth bebit, si gjinia apo emri, por me siguri shumë shpejt do të na prezantojnë me pjesëtarin e ri të familjes. Minaj njoftoi se ishte në pritje të ëmbël në fund të korrikut duke postuar një set fotografik në Instagram.

“Dashuri. Martesë. Bebe. Shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Faleminderit shumë për të gjitha urimet tuaja”, -shkroi reperja. Lajmi që Minaj ishte shtatzënë erdhi vetëm disa muaj pasi ajo kishte njoftuar se do të dorëhiqej nga muzika.

“Unë kam vendosur dorëhiqem nga muzika dhe të kem familjen time. E di që jeni të lumtur tani! Për fansat e mi, vazhdoni të këndoni këngët e mia, bëjeni deri në vdekjen time… Ju dua përjetë!” -shkroi ajo në Twitter në shtator. Disa javë më vonë, në një intervistë me Billboard, reperja sqaroi se nuk ka hequr dorë plotësisht, pasi e ka të pamundur, thjesht momentalisht dëshiron t’i përkushtohet familjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button