Categories Showbiz

“Bën si vajza e paprekur”, Olti Curri ‘i përvishet’ Fjoralba Ponarit, reagimi i saj i lë të gjithë pa fjalë: Të më thuash ti mua… (REPLIKAT)

Gjatë rubrikës së djeshme “Trotuar”, në “E diell”, është rikthyer debati mes opinionistit Olti Curri dhe moderatores Fjoralba Ponari. Vitin e kaluar Olti dhe Fjoralba u përfshinë në një debat pas një gafe të moderatores dhe mesa duket marrëdhënia e tyre vazhdon e krisur. Dje në “Trotuar”, Olti teksa fliste për temën “Opinioni si presion shoqëror”, u ndal tek Fjoralba duke e përshkruar si vajzën e kuruar, të sjellshme e të qëndisur bukur.

Menjëherë reagoi Fjoralba, e cila i tregoi Oltit se ai nuk e njeh anën tjetër të karakterit të saj.

Debati: Olti: Janë disa personazhe publik, si Fjoralba, që mënyra sesi sillen, janë të qëndisur, të kuruar, të paprekur…

Fjoralba: Njerëzit krahasojnë momentet e mia të para në ekran me atë që jam sot. Unë mendoj që janë dy njerëz komplet të ndryshëm në perceptimin përtej ekranit. Nëse ti do kaloje pak kohë me mua do kuptoje që ajo që jam sot, është edhe Fjoralba në kafe, por ti nuk e ke atë fat. Të më thuash mua që je e vizatuar në mendime, unë këtë mënyrë të artikuluari kam edhe në përditshmëri dhe këtë mund ta dëshmoj gjithsecili prej këtyre këtu.

Olti: Fakti që the në kafe ti nuk e ke atë fat…

Fjoralba: Tani ne po bëjmë edhe batuta me njëri-tjetrin se nuk jemi në hasmëri.

Olti: Absolutisht jo nuk jemi, sepse unë di ku i harxhoj pl umbat. Sapo të nxorra nga filmi vizatimor që është qëndisur e bukur, me shportën me lule, që po shkon ti çoj ushqime gjyshes, Fjoralba iku.

Fjoralba: Unë kam dy anë të karakterit që ti thjesht nuk je përballur.

Olti: Unë po flas për atë që shoh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME