Categories Showbiz

Beniada rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: Nuk e donte punën time

Beniada është një nga banoret më të dashura për publikun pasi ka spikatur për pozitivitetin dhe buzëqeshjen e saj. Ajo është përfolur më së shumti edhe për profesionin e saj si modele dhe setet fotografike provokuese që herë pas here ka realizuar. Megjithatë, ajo ka zbuluar në “Big Brother VIP” që rrugëtimi i saj nuk ka qenë gjithnjë kaq i lehtë. Beniada është përfshirë në një debat me Arjolën, ku na ka rrëfyer edhe historinë për babain e saj. Ajo ka thënë se ky i fundit nuk e ka dashur profesionin e Beniadës si modele, duke e përfshirë familjen e saj në një sërë debatesh e diskutimesh.

“Bëra punët e para si modele dhe babi im që më thoshte që nuk e donte punën time. Unë acarohesha edhe i thash se nuk e respekton punën time. U nisa për punë në tren dhe babi më merrte në celular dhe më shkruante mesazhe. Unë i bllokova thirrjet edhe pastaj më merrte nga numri i mamit. Unë vazhdova t’i mbaja inat”,- tregoi ajo. Rikujtojmë se Beniada pritet të jetë pjesë e një projekti muzikor të Arditit, ku vetë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një interviste.

“Do bëhemi gati për 2 balada. E para shpresoj që në fund të janarit. Dua që në videokli0 të kem një personazh shumë special, ajo është Beniada. Kjo është një ndër këngët e mia më të veçanta, që ka dy vite që pret në sirtar. Besoj që është ndër ato balada më të bukura që unë kam krijuar. Mendoj që Beniada do ishte pjesa e fundit e ‘puzzle-it’ që i mungon kësaj kënge.” Sa i përket Beniadës, Arditi zbuloi se e sheh si një nga pretendentet kryesore për të qenë finaliste e “Big Brother Vip”. “Beniada është një ndër të preferuarat e mia, e shoh në finale. Është një ndër pretendentet kryesore, duke parë pozitivitetin që dhuron në shtëpi dhe mënyrën si përballon situatat duke mos dalë nga kontrolli, do të thotë që Beniada e meriton.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME