Categories Showbiz

Bënte make-up-in në BBV, artisti i njohur zbulon cila nga banoret kishte më shumë ‘naze’

I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” ishte make-up artist Henri Gjata. Ai ka treguar banoren më ‘nazelie’ si dhe vendimin e Luiz Ejllit për të lyer flokët.

Si ka qenë për Henrin eksperienca në “BBV” me banorët e këtij edicioni? Cila nga vajzat ka bërë naze në lidhje me make up?

Shumicën e banorëve i njihja nga jashtë. Efi gëzohej shumë kur më shihte, është arritje të lyej një make up artist siç ishte Efi.

Gocat kanë qenë shumë të mira, na kërkonin gjithmonë por veçanërisht Valbona Mema, kishte disa dëshira specifike, por e kam shumë xhan.(qesh) Olta nuk e donte penelin fare, thonte ‘mos më bëj bishta’.(qesh)

Valbona thonte ‘po pse më lë të fundit’, kujtonte se e kishim lënë pas dore por thjesht ishim 4 make-up artist që duhet të bënim 16 veta.

Sa i përket Luiz Ejllit, i cili vendosi të ndryshojë ngjyrën e flokëve, si nisi e gjithë gjëja?

E menduam, e diskutuam me Sezerin dhe më pas ia thamë edhe Luizit i cili pranoi menjëherë. Ai tha po, madje edhe për ngjyrat e tjera të flokëve ishte dakord. Kohët e fundit më kanë thënë që je bërë bjond prej Luizit ndërkohë që unë kam vite me këto flokë.(qesh)

Bora Zemanin kam qejf ta lyej, nuk e kam bërë asnjëherë, nuk na janë përputhur oraret. Kam një dashuri të madhe për Lori Hoxhën. Në kërkesat e saj është shumë e thjeshtë, kërkon gjëra natyrale, të pastra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME