Categories Showbiz

Bëri ‘jehonë’ me filmin ‘Flutura në kabinën time’, ja sa vjeç mbush aktori shumë i dashur për të gjithë

Aktori i mirënjohur shqiptar Ndriçim Xhepa feston sot 63-vjetorin e lindjes së tij. Teatri Kombëtar në faqen zyrtare në Facebook, i uron aktorit ditën e lindjes, duke renditur disa prej roleve dhe filmave që ai ka luajtur gjatë karrierës së tij të pasur artistike. Ndër rolet më të pëlqyera të tij përmendim këtu: rolin e Fredit në filmin “Hije që mbeten pas” (1982), rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”.

POSTIMI I PLOTË I TEATRIT KOMBËTAR:

TEATRI KOMBËTAR URON NJË NGA AKTORËT MË TË MËDHENJ DHE MË TË DASHUR TË VENDIT TONË, Z. NDRIÇIM XHEPA, NË 63-VJETORIN E LINDJES TË TIJ.

Ndriçim Xhepa u lind në Tiranë, më 21 Janar 1957. Që prej përfundimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve më 1979, z. Xhepa ka interpretuar në mbi 30 role në teatër, ndër të cilat mund të veçojmë: Arseni në Dramën “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës, Prometeun në dramën me të njëjtin emër të Viktor Eftimiut, për të realizuar më pas figurën e pasionante të Romeos në tragjedinë e famshme të Uilliam Shekspirit: “Romeo dhe Zhuljeta”. Për interpretimet e roleve e tij, ai është shpallur 3 (tre) herë fitues i Kupës për ‘’Aktorin më të Mirë” në ‘Festivalet e Filmit’ në vitet: 1987, 1989 dhe 2000; 2 (dy) herë fitues i Çmimit “Aleksander Moisiu” për “Aktorin më të Mirë” në ‘Festivalin Kombëtar të Teatrit’ me 1986 dhe 1995. Gjithashtu, ai mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’. Pikën kulminante të karrierës, ai e arriti me interpretimin e rolit të Fernandos në vitin 1995 në Dramën “Fernando Krafti më ka shkuar këtë letër” e T. Dorstit.

Më pas me rolin e Xhejmsit në komedinë “Kapitulli i Dytë” e Nail Saimonit, ku ndryshoi formatin dhe u fut në zhanrin e komikes dhe lirikes .Xhepa ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme edhe në kinematografi. Ai ka interpretuar rreth 30 role kryesore, por vëmendjen e tërhoqi për lojën psikologjike në rolin e Fredit në filmin “Hije që mbeten pas” (1982). Në vitin 1988 mishëroi me dramacitet rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”. Më 1998, mbërrin në një nga figurat më të realizuara, sikurse ishte ajo e Alush Beut në filmin “Dasma e Sakos”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME