Categories Showbiz

Besa Kokëdhima sqaron deklaratat ndaj Dua Lipës: S’kam revoltë për vizitën e saj, është qesharake … U përfitua

Prej disa ditësh këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ndodhet në Shqipëri, së bashku me familjen dhe partnerin e saj, për të shijuar pushimet në atdhe.

Pas ardhjes në vendin tonë, ylli botëror u prit nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, gjë që shkaktoi reagimin e artistes, Besa Kokëdhima, e cila tha se “s’do kishte as pritje me lëvdata, kortezira e tapete po të kishte qenë në Shqipëri”, madje muzika e saj do konsiderohej muzikën e saj do e quanin jokomerciale.

Gjatë një interviste, ajo sqaroi deklaratat e saj duke thënë se nuk ka qenë një revoltë ndaj vizitës së Dua Lipës në Shqipëri, pasi do ishte qesharake, por një reagim ndaj shtetit shqiptar dhe mënyrës së trajtimit të artistëve në Shqipëri.

Besa Kokëdhima u shpreh se ajo është artistja e saj e preferuar dhe se ka një vokal të jashtëzakonshëm, por ardhja në Shqipëri u përdor nga politikanët për të përfituar nga emri i Dua Lipës.

Këngëtarja shtoi se në Shqipëri duhet të funksionojë e drejta e autorit për krijuesit e këngëve dhe se shteti duhet të punojë për të përmirësuar kushtet e tyre të punës.

Besa Kokëdhima: Nuk kam revoltë për vizitën e Dua Lipës sepse është qesharake dhe të thuhet, kam shprehur një reflektim jo për pritjen e saj, s’kam folur për të. Nëse do flisja për të do shprehja vlerësime të miat. Kam vërejtur që gjithnjë e më shumë së fundmi ka xhelozi në aspektin e pinarit të politikës shqiptare.

Do të jetë më shumë afër showbiznesit. Këtu s’kam folur për Duan. Është artistja ime e preferuar, ka vokal të jashtëzakonshëm. Është një golden girl. Ka një yll në ballë dhe gjithçka që prek kthehet në ar. Është e freskët dhe i ka dhënë marketimin më të mirë Shqiprisë, Dua, Bebe, Rita Ora dhe Ava Max.

Potenciali i artistëve shqiptar është i madh nëse vendosen në kushte tregu, janë të vlefshme për të funksionuar. Më shumë duhet të kishim bërë për Duan, për atë marketing që i ka bërë shqiptarëve. Duhet të kishin vendosur licera në emrin e saj, atë që ka bërë ajo për Shqipërinë është shumë e madhe. Kam thënë që këto lloj prezantimesh që bëjnë janë për të përfituar nga emri i një artisteje botërorë si Dua Lipa, nuk janë të sinqerta si artdashës.

Nëse do ishin të tilla atëherë do shikonim një fokus të shtetit tonë për të përmirësuar jetesën e artistëve në Shqipëri, jo në mënyrë artificiale. Përse nuk funksionon e drejta e autorit. E gjitha gama e krijuesve duhet të monetizojë punën e tyre duke u paraqitur vetëm në performanca fizike. Kjo s’ka lidhje me të drejtat e autorit.  /Panorama Plus/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME