Showbiz

Bojken Lako reagon për herë të parë: Nuk e ndjek ‘BBV’, ato që thotë Semi janë…

Bojken Lako ka reaguar për herë të parë pas pjesëmarrjes së ish-partneres, Semi Jaupaj, në “Big Brother VIP”. Në një intervistë për “Top Albania Radio”, këngëtari ka treguar se nuk e ndjek këtë reality show.

“Për këtë temë nuk dua të flas shumë. Nuk e ndjek Big Brother dhe nuk do e ndjek, aq më tepër në këtë rast. E kam përkrahun hyrjen e saj si pjesë e mundësisë që të jep një show i tillë. Gjithçka ajo ka thënë aty është okej. Semi thotë ate që do”, është shprehur ai.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Semi ka rrëfyer se Bojken ka qenë dashuria e saj e parë dhe kanë mbetur miq të mirë edhe pas ndarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: