Categories Showbiz

“Burri më tradhëtonte , kushëriri i tij më tregoi videon duke…”

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një vajzë e quajtur Hybe e cila ka treguar historinë e saj të dhimbshme. Ajo që 14 vjeç ka njohur një djalë i cili e ka mbajtur atë pranë duke e kërcënuar dhe me imponim. Ajo u detyrua që të martohej me të dhe të krijonte familje, por jeta e saj pas martesës ka qenë shumë e dhimbshme dhe ajo nuk ka qenë për asnjë moment e lumtur me atë bashkëshort.

Ardit Gjebrea: Si ndodhi që marrëdhënia juaj po përkeqësohej dhe mbërriti deri në ndarje, cili ishte motive?

Hybe: Kjo ndodhi që në Shqipëri, por nuk kisha mundësi ta lija sepse babi kishte vënë një mur të madh dhe unë s’kisha as ku të kaloja, vëllezërit ishin në Itali me familjet e tyre dhe unë nuk kisha ku t’ja mbaja. Edhe vëllai i tretë që më kuptonte disi, u kthye kundër sepse ish-burri i ktheu gjithë njerëzit e mi kundër.

Ardit Gjebrea: Si u ndave, çfarë zbulove?

Hybe: Që kur isha në Shqipëri e kisha marrë vesh nga vëllai i Harunit që ai shkonte me ato të rrugëve, i prishte lekët andej dhe nuk pyeste fare për mua dhe as për të më bërë dokumentat, as për nevojat e mia. Unë e shikoja, burri dhe kunati punonin bashkë dhe i shikoja lekët sa sillte burri dhe sa lekë sillte i vëllai. Kunati e thoshte pa problem dhe thoshte ky i lë lekët nëpër restorantet, nëpër lojërat.

Ardit Gjebrea: Pastaj kur ishte rasti i asaj videos?

Hybe: Ishte rasti para 4 viteve në Itali. Vjen kushëriri i ish-burrit për tre muaj dhe burri im punonte me një shqiptar, e kishte pronar, mblidhnin lule në pyll. Kur vjen kushëriri i Harunit, ai nuk shkon tre ditë në punë dhe shkon kushëriri në vendin e tij të mbledhë lule.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodh më pas?

Hybe: Kaluan ato që kalonin përditë.

Ardit Gjebrea: Prostitutat?

Hybe: Po dhe kushëriri i Harunit më thotë, i shikon këto që janë rrugës? Këtu i kam lënë lekët me gjithë Harunin për 4 vite. Ky çuni kishte një muaj e gjysmë që dëgjonte zënkat tona.

Ardit Gjebrea: Ky djali ishte kushëriri i ish-bashkëshortit tënd, dëgjonte historitë dhe zënkat tuaja dhe një ditë për të të bindur ty, vendos që ta filmojë me video pronarin e ish-burrit dhe vjen e ta tregon ty. Ti kur pe këtë video që pronari tregonte të gjitha gjërat, çfarë mendove?

Hybe: E durova këtë gjë për nja një javë pa ia treguar ish-burrit dhe i thashë kushëririt të tij që unë nuk mundem ta mbaj më këtë sekret sepse iu betova që nuk do i tregoja askujt për këtë video. Ia tregova dhe ai reagoi shumë keq, po silleshe sikur ishte shumë i ndershëm, shumë i sinqertë sikur kjo gjë të mos ekzistonte. E marr vëllain e tretë në telefon, ia tregoj këtë histori sepse babës nuk kisha mundësi t’ja tregoja.

Vëllai më mirëkupton, më beson dhe më thotë ti do ndahesh me atë dhe do flas unë me babën. Flet me babën dhe bien dakort. U nis për të shkuar tek familja e burrit baba dhe u kthye sërish. Mendonte që ky kushëriri që më tregoi për Harunin, mos kishte ndonjë qëllim për vete, që të bëjë gocën për vete e për t’i ndarë. Më bënë presion, më thanë nëse ti e lë atë ti s’ke për ta parë kurrë nënën. Unë kisha gjithë këto vite që po e vuaja këtë gjë dhe i thoja mamit dua të lë. /tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Jemi si dy të huaj”- Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, por këngëtarja bën “lëmsh” rrjetin me veprimin e saj

Aktori i humorit, Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, thashethem i cili përflitej prej…

LEXO ME SHUME