Categories Showbiz

Burri nxjerr gruan dhe vajzën 6 vjeç nga shtëpia, Terezina: Më ka rrahur para syve të nënës

Të ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela shqiptare, ka qenë Terezina dhe Zefi, të cilët kanë 17 vite të ndarë, por kanë akoma konflikte për pronësinë e shtëpisë.

Terezina tregon se Zefi iku në Itali kur vajza e tyre ishte 10 muajsh dhe erdhi kur vajza u bë 2 vjeç. Vendosën të blejnë shtëpi dhe më pas ai iku sërish në Itali. Sipas Terezinës, kunetërit e saj i shkonin tek shtëpia dhe “i bënin ligjin”, madje edhe e rrihnin.

Eni Çobani: Pse nuk i ke denoncuar?

Terezina: Kam shkuar dhe i kam denoncuar. Kunati im i ka thënë kushëririt tim që unë e kam rrahur dhe në qoftë se më padit në polici unë e vras. Këtë gjë që më ka bërë ky njeri nuk ia bëj hallall as ditën e vdekjes.

Terezina ka treguar se në 2002 kanë blerë shtëpinë dhe Zefi e ka vënë vetëm mbi emrin e vetë. Në 2003 ai ka shkuar së bashku me çunin e tezes së vetë dhe e ka nxjerrë Terezinën nga shtëpia para se të divorcoheshin.

Një javë pasi është nxjerrë Terezina nga shtëpia, është futur motra e tij dhe burri i saj që kanë qëndruar deri në vitin 2012 duke lënë në mes të rrugës Terezinën dhe vajzën e tij vetëm 6 vjeç, ku janë detyruar të jetojnë në shtëpi me qira. Më pas gjykata në vitin 2011 vendosi që këtë shtëpi t’ja japë Terezinës e cila jeton aty prej 10 vitesh. Këtë gjë e kundërshton Zefi i cili thotë që shtëpia është e tij dhe jo e saj./Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME