fbpx
Showbiz

Çertifikatë mirënjohje për Z. Mariglen Rushiti, pronar i furrë buke “Karabash Vlorë ”

Prefekti i qarkut Gjirokastër Z. Astrit Aliaj dorëzoi së bashku me Prefektin e qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj certifikatë mirënjohje për Z. Mariglen Rushiti, pronar i furrë buke “Karabash”, biznes që kontribuoi me ndihma ushqimore gjatë situatës së krijuar që solli fluks të shtetasve shqiptarë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, si pasojë e zbatimit të masave të marra nga shteti fqinj grek për mbrojtjen nga Covid-19 si dhe për parandalimin e përhapjes së tij.
Sipërmarrësi z. Rushiti drejton furrën e bukës “Karabash” prej 29 vitesh, biznes që ushtron veprimtarinë e tij në qytetin e Vlorës. Falë sensibilizimit të bërë nga Prefekti i qarkut Vlorë u angazhuan dhe biznese nga qytetet e Sarandës dhe Delvinës duke treguar humanizmin e tyre në këto situata të vështira.
Prefekti Z. Aliaj vlerësoi Z. Rushiti që u solidarizua duke kontribuar në ndihma humanitare ndaj qytetarëve që qëndruan disa ditë përgjatë segmentit rrugor kombëtar Jergucat-PKK Kakavijë. Ndër të tjerash, Prefekti ofroi mbështetjen institucionale si dhe falenderoi këtë biznes për kontributin e rëndësishëm që jep në zhvillimin ekonomik në qarkun e Vlorës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button