Showbiz

Çfarë po ndodh? Bora Zemani i jep fund lídhjes me Donaldin?

Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndàrja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht, i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes. Megjithëse ne mendonim se çdo gjë mes tyre po shkonte më së miri, duket se Bora dhe Donaldi po kalojnë një krízë në marrëdhënie.

Kjo gjë është reflektuar edhe në rrjetet e tyre sociale, që shërbejnë gjithmonë si sinjal i parë dhe kryesor për raportet në çift. Bora dhe Donaldi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë fotografitë që kishin bashkë.

Megjithatë, Bora vazhdon të ndjekë vëllain binjak të Donaldit, Romeon, në Instagram. “Prive” ka mësuar se Bora dhe Donaldi nuk po kalojnë momentet më të mira aktualisht. Se çfarë ka ndodhur mes tyre nuk dihet ende, por shpresojmë që kjo situatë të mos zgjasë shumë dhe ata të rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Për herë të fundit Bora dhe Donaldi janë shfaqur bashkë në rrjete sociale gjatë muajit mars. Ata postuan disa foto shumë “funny”, të cilat dëshmonin të kundërtën e asaj që mësuam sot.Bora dhe  Donaldi dukeshin shumë të dashuruar, duke kaluar çastet më të bukura në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: