Showbiz

Çfarë tha Xhesi për Merin dhe Generdën para se të eliminohej

Xhesi Peraj ishte e eliminuara e natës së 14-të të spektaklit Love Story në TV Klan, teksa nuk mori trëndafil nga Saimiri. Para se të ngjitej në skenë 26-vjeçarja ka folur për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ku ka dhënë edhe një mesazh për 33-vjeçarin.

Ajo ka thënë se konkurrentet finaliste, Meri dhe Generda , janë vajza shumë të mira dhe se me cilëndo të përfundojë Saimiri, do të jenë të dy me fat.

Si ndihesh në këtë gjysmëfinale?

Shumë e emocionuar, por mirë.

Çfarë pritshmërish ke sonte?

Të mos eliminohem. I kam menduar të gjitha versionet, e kam menduar edhe pjesën që mund të eliminohem sepse gara tani ëshsë ngushtuar shumë dhe mundet që edhe të dal.

Ke ndonjë mesazh për Saimirin nëse eliminohesh sot?

Dy vajzat që ngelen janë të dyja vajza shumë të mira dhe me cilëndo të përfundojë, jam e sigurt që do të jenë të dy me shumë fat.

Ndërkohë, gjatë hapësirës publicitare, bukuroshja nga Shkodra ka komentuar takimet e Meri dhe Generdës, teksa ka pohuar se ka parë më shumë afrimitet mes tyre dhe Saimirit.

“Saimiri më duket shumë konfuz. Në fund ai një do marrë. Unë mendoj se Saimiri shikon tek unë disa veçori që i pëlqejnë, por pas takimeve të sotme mendoj se ka më shumë pëlqim për vajzat e tjera.

Ndoshta do të donte të kishte ndjesi me një vajzë që përfaqëson atë që përfaqësoj unë, por nuk i ka ndodhur. Gjithsesi jam e përgatitur sido që të shkojë”, u shpreh Xhesi./tvklan.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close