Categories Showbiz

Çifti i parë i “Love Story”, Klaudia dhe Andi tregojnë planet e së ardhmes

Love Story” në Tv Klan ka tashmë çiftin e parë që ka shprehur dëshirën për t’u njohur njëri-tjetrin jashtë programit duke e ndërprerë kërkimin. Klaudia i tha “po” propozimit të Andit për të qenë partnerja e tij e tashmë ka ardhur momenti të vazhdojnë një etapë të re së bashku.

Por ndërsa kanë plane së bashku, do iu duhet të përballen me distancën pasi Klaudia jeton në Firence e Andi në Sarandë. Në “Rudina” ata tregojnë se si kanë vendosur ta superojnë dhe a e shohin veten në të ardhmen e njëri-tjetrit.

Rudina Magjistari: “Larg syve, larg zemrës” është një shprehje e popullit. Fakti që do të jeni në distancë, mendoni se do t’iu afrojë më shumë apo do ta vështirësojë raportin tuaj?

Klaudia: Këtë akoma nuk e kem menduar, por që koha do ta vërtetojë, do ia lëmë asaj.

Andi: “Larg e për mall” është një shprehje që thotë populli se kur je afër ndonjëherë fillojnë grindjet, por siç  e thashë kemi një periudhë kur ke punë. Unë kur u futa në “Love Story” kisha disa plane pa i mbyllur dhe më duhet t’i përfundoj sepse të gjithë përveç dashurisë, e kemi pasur një synim. Të them të drejtën, kam qejf të hap një shoqatë bamirësie. Para disa muajsh e kisha nisur si nismë, por më pëlqen që ta vazhdoj këtë gjë. Kam përshtypjen se përveç kësaj ndjenje të bukur që fitova në “Love Story”, do më ndihmojë dhe për diçka tjetër.

Rudina Magjistari: Klaudia, ti sa e gjen veten në projektet e Andit?

Andi: Për momentin mua më pëlqen kuzhina. Disa gjëra të përbashkëta i kemi.

Rudina Magjistari: E ke menduar që restorantin ta hapësh në Sarandë dhe jo në Firence?

Klaudia: Do ta mendojmë.

Andi: Do ta provojmë, jo ta mendojmë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME