Showbiz

Çifti i vitit nga Kosova, Valentina “iu dorëzua” karriges me rrota

Mbrëmë me Bieta Sulon në Top Channel ishin të ftuar Valentina Prenku dhe Qendrim Shefqeti, historia e dashurisë së të cilëve emocionoi gjithë studion.Të njohur prej vitit 2008, ata të dy ia kanë dalë të përballen me çdo sfidë, nga ndarjet e deri te sëmundja e Valentinës. Prej vitit 2015 ajo u desh të vazhdonte jetën në karrige me rrota për shkak të një sëmundje të rrallë të muskujve që njihet si ataksia.

“Unë ose do pranoja karrigen me rrota ose do mbyllesha gjithë jetën në shtëpi. E shmangia Qendrimin se ai kishte opsione të tjera”, rrëfeu Valentina. Nga ana tjetër vetë Qendrimi tregoi se nuk e imagjinonte jetën me asnjë tjetër veç Valentinës. Pas kaq shumë vitesh bashkë, çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në gusht të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: