Categories Showbiz

Cilët janë stilistët më të mirë në Shqipëri? Joni Peçi thotë emrat

I ftuar mbrëmjen e sotme në Provokacija me gazetarin Mustafa Nano ishte stilisti  i njohur, Joni Peçi.Stilisti prezantoi linjën e tij të parfumit “Enciklopedi” i krijuar në Francë. Sipas Pecit, kishte përzgjedhur Francën për krijimin e “Enciklopedisë”, pasi njihet si shtëpia e parfumit.Pyetjes se nëse në Shqipëri kishte stilistë të mirë ose jo, Joni Peçi iu përgjigj: “Mendoj që Shqipëria ka stilistë shumë të mirë, ka emra të ndryshëm, Ardi Asllani, Enada At’ Nikolla dhe emra të tjerë që operojnë në këtë treg, por ende nuk është kthyer në një industri të madhe siç e kam kthyer unë. Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, jemi ende në fazat që kjo gjë nuk është kthyer në industri të madhe”.

Stilisti Joni Peçi theksoi se pjesa më e madhe e klientelës së tij, ishin emrat e famshëm të VIP-ave shqiptarë, por që nuk mungonin edhe njerëzit e thjeshtë.

Pjesë nga biseda:

Mustafa Nano: Ka një ide që shqiptarët vishen tmerrësisht keq…

Joni Peçi: Shqiptarët janë veshur tmerrësisht keq. Por tani kanë filluar të ndryshojnë pak. Dikur visheshin femrat keq por të paktën tentonin të visheshin. Më pas vazhdoi një periudhë tranzicioni shumë e gjatë për meshkujt që visheshin shumë keq, por tani kanë filluar që edhe meshkujt të përmirësohen.

Mustafa Nano: Po këta shqiptarët që janë në skenën publike?

Joni Peçi: I vetmi problem tani është që shqiptarët nuk dinë të zgjedhin veshjen e duhur në momentin e caktuar. Ke femra që vishen në punë me fustane “cocktail dress” i cili vishet pasdite apo në ndonjë cocktail, dhe ndërkohë shkojnë e veshin paraditeve në punë. Unë mendoj që veshja e paradites, dhe veshja në punë, është ajo që duhet të tërheqë më pak vëmendje, dhe duhet të jetë sa më komode, ashtu si e kërkon profesioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME