fbpx
Showbiz

Cili është vendimi i Bes Kallakut, a do të marë pjesë në filmin e Ermal Mamaqit

Ermal Mamaqi ka folur për debatin e fundit të bërë online me mikun e tij Bes Kallaku.

I ftuar në emisionin ”Thumb On”, Ermali u pyet për vendimin që mori Besi pasi ai e ftoi publikisht në premierën e filmit të tij “I Love Tropoja”

“E kam thirrur Besin. Edhe ai më thirri por isha në Amerikë. Besi nuk besoj se do vijë sepse me sa më tha do jetë në Izrael. I thashë sa të vish ke vendin më të mirë në sallë që ta shohësh”, tha Ermali.

Kujtojmë se debati i tyre nisi pas deklaratës së bujshme të Bes Kallakut në emisionin “Shiko kush luan”.

Besi tha se Ermali bën më shumë biznes se humor në filmat e tij dhe kjo deklaratë nuk u prit mirë nga aktori.

Të dy replikuan gjatë me njëri-tjetrin, por me sa duket gjërat janë zgjidhur dhe mes tyre nuk ka më hatërmbetje.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button